image Agim Veliu përgjigjet se përse Albin Kurti nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e Ibrahim Rugovës

Agim Veliu përgjigjet se përse Albin Kurti nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e Ibrahim Rugovës

news image

Me rastin e datëlindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i tij.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, tha se gjithmonë do ta nderojnë dhe vlerësojnë veprën dhe jetën e presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot jemi këtu me anëtarët, deputetë dhe aktivistët për ta nderuar presidentin Ibrahim Rugova. Për ta nderuar jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij edhe politike e shtetërorë. Obligimi ynë është ta ruamë e ta dërgojmë përpara”, tha Veliu.

I pyetur se pse Albin Kurti, asnjëherë nuk ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, Veliu tha se kjo është çështje e kulturës së tij.

Ai foli edhe për bisedimet VV-LDK, ku tha se ato po vazhdojnë me disa ndryshime.

“Çështja e nderimit është pjesë e kulturës secilit. Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa ndryshime janë tejkaluar. Janë çështje që do të bisedohen tash e tutje”, u shpreh ai./Gazeta Sinjali/