image Agim Veliu mungoi në seancë kur u votua Vjosa Osmani, ja çka thotë kryeparlamentarja e re

Agim Veliu mungoi në seancë kur u votua Vjosa Osmani, ja çka thotë kryeparlamentarja e re

news image

Derisa Vjosa Osmani u votua për kryetare të Kuvendit të Kosovës, i pranishëm në seancë nuk ishte bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu, e lidhur me këtë vetë Osmani thotë se nuk e ka vërejtur se ka munguar.

Osmani pasi mori dhe zyrtarisht postin e të parës së Kuvendit të Kosovës, tha se pret që kjo qeveri të merret me problemet thelbësore të qytetarëve të Kosovës.

“T’iu them sinqerisht nuk e kam vërejtur që ka munguar, kështu që nuk kam përse me komentu…Jo janë çështje të brendshme të partisë sonë politike, natyrisht që unë nuk preferoj asnjëherë të flas skuteve, restoranteve, për çka do që kam për të thënë për brenda partisë që e përfaqësoi, natyrisht që i them brenda organeve partiake dhe ato kanë qenë diskutime të zakonshme që i kemi në parti. Mua më vjen mirë që sot ishte një ditë jashtëzakonisht për gjithë qytetarët e Kosovës, që e kemi një qeveri, e cila shpresoj shumë se do merret me problemet më themelore të cilat ballafaqohen qytetarët, kurse ne në Kuvendin e Kosovës  jo vetëm unë si drejtuese por bashkë me të gjithë kolegët tjerë dhe 119 deputet e tjerë, do shpresoj se d’ia kthejmë një imazh shumë më të mirë institucionit tonë” ,tha ajo. /Gazeta Sinjali/