image Agim Veliu: Albin Kurti është i rrezikshëm njejtë si koronavirusi

Kosovë

Deklaratë/ Agim Veliu: Albin Kurti është i rrezikshëm njejtë si koronavirusi

news image

Në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, në Kuvendin e Kosovës po pritet që të procedohet mocioni i LDK-së për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Megjithatë ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni, i ka dhënë një orë kohë Kurtit që të shqyrtojë kthimin e Agim Veliut në punë dhe të heqë taksën me qëllim të kthimit mbrapsht të mocionit.

Mirëpo një ofertë e tillë e Qunit nuk i ka pëlqyer fare vetë Agim Veliut.

Veliu ka thënë se mocioni nuk duhet të kthehet mbrapa dhe se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, një qeveri e tillë që drejohet nga Albin Kurti është më e rrezikshme se koronavirusi, tha ai në emisionin Frontal./ Gazeta Sinjali/