image Agim Bahtiri lajmërohet pas humbjes - Sinjali

Agim Bahtiri lajmërohet pas humbjes

news image

Agim Bahtiri nuk do të jetë më kryetar i Mitrovicës, pasi kësaj radhe ka fituar Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri tha se e ka telefonuar Hamzën për t’ia uruar fitoren.

Tutje, ai zbuloi se në këtë bisedë telefonike, e ka siguruar se të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe ka kërkuar që projektet e filluara mos të ndërpriten.

“Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës!”, ka shkruar Bahtiri. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin