Modelja e njohur shqiptare, njëherësh gruaja e këngëtarit Blero, Afrona Dika, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, Dika ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse veshur me një fustan ngjyrë krem.
Afrona e bëri të ditur në mbishkrimin e fotografisë se – nuk është shtatzënë.
“Nuk jam shtatzënë, kam vetëm disa gramë më shumë në brinjët e mi”, shkroi Dika në Instagram.
Përndryshe ajo dhe këngëtari Blero u martuan në shtator të vitit të kaluar. /Gazeta Sinjali/