Komuna e Gjilanit për momentin ka 581 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të kësaj komune, Arbër Ismajli, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë takim është bërë e ditur se Gjilani ka aktualisht 581 raste aktive me COVID-19, derisa apelohen qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.
“Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin COVID-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.