Organizata Botërore e Shëndetësisë ka informuar se Afrika ka përjetuar javën më të keqe për kontinentin që nga fillimi i pandemisë.
Në kontinentin e Afrikës janë regjistruar më shumë se 251 mijë raste të reja me COVID- 19 javën e kaluar, një rritje prej 20 për qind krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.
Në 10 nga 16 shtetet afrikane është zbuluar varianti më ngjitës i koronavirusit, të cilin OBSH-ja e ka emëruar Delta.
Shkalla e vaksinimit në këtë vend vazhdon të mbetet e ulët, pasi vetëm 16 milionë njerëz apo rreth 2 për qind e popullsisë afrikane është vaksinuar me dy doza.
Në dy javët e kaluara, më shumë se 1.6 milion doza u shpërndanë në Afrikë përmes skemës Covax, e cila është krijuar për të siguruar shpërndarjen e barabartë të vaksinave në vendet e varfëra.
Së shpejti në 49 vende të varfra pritet të mbërrijnë 20 milionë vaksina nga SHBA-ja./Gazeta Sinjali/