Nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhuruar 1.654.843 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej tyre 776.881 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të kësaj vaksine.
Ndërkohë, ka filluar të administrohet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese për të gjithë qytetarët që janë mbi moshën 18-vjeçare.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar vetëm për tri raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas këtij raporti, aktualisht në vend janë 311 raste aktive./GazetaSinjali/