image Afër 6 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Afër 6 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5 mijë e 751 vaksina anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 568 mijë e 983 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq deri më sot me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 730 mijë e 037 qytetarë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 1 mijë e 651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 370.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 441./GazetaSinjali/