image Afër 2 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Afër 2 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1 mijë e 748 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 602 mijë e 881 doza të kësaj vaksine.

Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 754 mijë e 429 qytetarë.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 1 mijë e 324 testime 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 26 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 631.

Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 380. /GazetaSinjali/