image Afër 2 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë - Sinjali

Afër 2 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 1 mijë e 802 doza të vaksinës anti-COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur kjo ministri që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 609 mijë e 325 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 758 mijë e 250 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 1 mijë e 575 testime 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Sot janë shëruar 8 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 721.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 327. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: