Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë apel te qytetarët për kujdes, pas rritjes së numrit të rasteve me grip sezonal. Që nga 1 tetori i këtij viti e deri më 9 dhjetor, në IKSHPK janë raportuar mbi 9 mijë e 780 raste të këtij gripi.
IKShPK ka apeluar te të gjithë drejtorët komunal të Shëndetësisë që ta ngrisin nivelin e vigjilencës dhe të raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
IKSHPK ka treguar si të mbroni veten dhe të tjerët:
* Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
* Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!
* Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
* Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
* Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve!
* Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!
* Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!
* Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!
* Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!
* Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni!
* Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!
* Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!