image Aeroportit të Prishtinës i kthehen radarët "e vjedhur"

Siguri

Aeroportit të Prishtinës i kthehen radarët “e vjedhur”

news image

Gazeta Sinjali të shtunën raportoi se në Aeroportin e Prishtinës janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civilë në vlerë të 63 mijë e 500 euro.

Për këtë “vjedhje të rëndë” njoftoi edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 -orësh.

Sidoqoftë, më vonë u sqarua se rasti në fjalë nuk ishte vjedhje, por një ngatërrim adrese, pasi që, sipas policisë, radarët dhe pajisjet e raportuara të vjedhura ishin dërguar në një kompani tjetër.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda policisë se këta radarë janë gjetur dhe pasi që është bërë verifikimi i tyre dhe është verifikuar se nuk mungon asgjë, pajisjet i janë dorëzuar Aeroportit “Adem Jashari”.

Për këtë rast, këto burime bëjnë të ditur se janë intervistuar gjashtë persona, në cilësi të dëshmitarëve./Gazeta Sinjali/