Një avion u nda në tri pjesë pasi rrëshqiti gjatë uljes në pistë, sot në Aeroportin Kombëtar të Stambollit.
Pas përplasjes së saj, avioni u përfshi nga flakët. Në një dalje mediatike, ministri i transportit turk u shpreh se në bord ndodheshin 177 pasagjerë.
Për fat të mirë, nuk është regjistruar ende asnjë viktimë, por vetëm të lënduar.
Autoritetet dhe ekipet e emegjencës po punojnë për shpëtimin e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin brenda saj.
Aeroporti është mbyllur ndërkohë që të gjitha fluturimet e tjera janë shtyrë derisa të përfundojnë hetimet për këtë ngjarje./GazetaSinjali/