Aktorja shqiptare, njëherësh deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, është liruar sot nga spitali.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.
“Po është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.
Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.