image Adoleshenti kërkon ndihmë në Instagram: Sapo e vrava, më ndihmo të fsheh kufomën

Botë

Adoleshenti kërkon ndihmë në Instagram: Sapo e vrava, më ndihmo të fsheh kufomën

news image

Policia në Pensilvani, SHBA, arrestoi të premten një djalë 16- vjeçar, i cili dyshohet se vrau një vajzë dhe më pas kërkoi ndihmë përmes Instagramit për të zhdukur trupin e saj.

Policia thotë se autoritetet u njoftuan nga prindërit e një vajze, kur konstatuan se e bija po fliste me video mesazh me një të huaj 16-vjeçar në Instagram, i cili i kishte thënë vajzës se sapo kishte vrarë një person, ndërsa i kërkonte ndihmë për të fshehur kufomën.

Sipas New York Post, 16-vjeçari u identifikua si Joshua Cooper. Tashmë ai ndodhet pas hekurave të qelisë, ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

16-vjeçari i ka treguar adoleshentes nëpërmjet videos këmbët e mbuluara të viktimës./Abcnews.al/ 

/GazetaSinjali/