image Adoleshentet u bënë llom mes vete, kritika e ekspertit në Tiranë: Shkolla asnjë masë, vetëm justifikime

Shqipëri

Adoleshentet u bënë llom mes vete, kritika e ekspertit në Tiranë: Shkolla asnjë masë, vetëm justifikime

news image

Një rast i rëndë dhune ka ndodhur në një nga shkollat e Tiranës gjatë ditëve të fundit.

Një video, e cila është bërë virale të rrjetet sociale tregon disa vajza adoleshente të cilat dhunojnë brutalisht një bashkëmoshatare të tyren.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” të kryeqytetit, ndërsa  se sherri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Drejtuesit e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mes disa nxënësve të kësaj shkolle të cilat janë konflifktuar mes tyre. Sipas drejtuesve të shkollës, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.

Kurse Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti analizoi në studion e emisionit Review, në Euronews Albania rastet e dhunës mes adoleshentëve në gjimnaze të ndryshme të vendit.

Mehmeti u ndal te rasti i dhunës mes disa vajzave të shkollë 9-vjeçare Kongresi i Manastirit në Tiranë.

Ai tha se reagimi i shkollës që thoshte se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të saj, lë shumë për të dëshiruar, pasi shmang përgjegjësinë. Shkolla sipas tij vetëm u justifikua dhe nuk tregoi asnjë plan masash që kishte marrë.

/GazetaSinjali/