Një grup adoleshentësh në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpëtuan me fat, pasi u përplasën në autostradë me makinën që po udhëtonin.
Ngjarja dramatike, që ndodhi javën e kaluar, është kapur nga kamerat dhe u publikua të mërkurën nga Departamenti i Transportit të Uiskonsinit. Adoleshentët shihen teksa shkaktojnë kaos në rrugë me makinën që, për më tepër, e kishin vjedhur.
Pasi manovrojnë me shpejtësi në rrugë, në përpjekje për t’i ikur policisë, ata përplasen me bordurën dhe bllokojnë trafikun. Menjëherë më pas, ata dalin të gjithë nga makina dhe kapërcejnë trafikndarësen, duke kaluar në anën tjetër të rrugës./A2