Menaxheri i Adnan Januzajt, Dirk de Vriese, në një prononcim për CalcioNapoli24TV ka folur në lidhjen me të ardhmen e Januzajt.
Ai ka thënë se klubi italian Napoli ka shprehur interes për klientin e tij.
“Pasi ka luajtur për Borusia Dortmund, Manchester United dhe Real Sociedad, është gati edhe për Napolin, duke parë se është mësuar me sfida të mëdha”, ka thënë Vriese.
“Kontakte me Napolin? Nuk ka patur një kontakt të drejtëpërdrejtë, por jam në dijeni të interest të tyre”./Gazeta Sinjali Sporti/