image Administrohen mbi 2 mijë doza të vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19 - Sinjali

Administrohen mbi 2 mijë doza të vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë janë dhënë 2 mijë e 416 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kështu prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë mbi një milion e 700 mijë doza të vaksinës.

Me dozën përforcuese dhe dozën e tretë janë vaksinuar 86 mijë e 437 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

04 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.789.127 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.

Në total numri i rasteve aktive është 31.084.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin