Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, ka folur për ndikimet e SHBA-së, dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Roth, përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit, mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Më tej tha se nga shumica u mendua se Kurti është shansi i vetëm që Kosova të shpëtojë nga liderët e korruptuar.
“Në padurimin e saj për ta mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin shumica kanë menduar që është ‘i vetmi shans që ta shpëtojë vendin nga liderët e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës’”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shpërndarë një shkrim të The Economist, në të cilën flet për Qeverinë Kurti dhe rrëzimin e saj./Gazeta Sinjali/