image Administrata e Biden kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalny

Botë

Administrata e Biden kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalny

news image

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i bëri thirrje Rusisë sot që menjëherë të lirojë liderin e opozitës, Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij, të cilët u arrestuan gjatë një proteste në Moskë të shtunën.

Sipas administratës Biden, përmes kësaj proteste ata thjesht po shfrytëzonin të drejtat e tyre.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë të gjithë të arrestuarit për manifestimin e të drejtave të tyre dhe ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Alexei Navalny”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, raporton Independent, transmeton Gazeta Sinjali.

Para administratës së Biden, Departamenti i Shtetit gjithashtu kërkoi që Navalny të lihej i lirë gjatë fundjavës./Gazeta Sinjali/