image Adem Mikullovci, i fiku dritat, e mbylli teatrin siç i premtoi Leze Qenës

Film

Adem Mikullovci, i fiku dritat, e mbylli teatrin siç i premtoi Leze Qenës

news image

U lëshuan perdet, e teatri u mbyll nga Adem Mikullovci, duke e lënë pas vetes një veprimtari të gjatë e famoze.

Shumë vite në dërrasat e teatrit, Mikullovci arriti të jetë edhe në ulëset e Kuvendit për të përfaqësuar më të dashurit e tij, popullin.

Aktor e politikan nga Vushtrria i lindur në dhjetor të vitit 1939, u largua nga kjo jetë duke i fikur dritat mbrëmë, për ta përmbyllur përgjithmonë rrugëtimin.

Si delegat, Mikullovci votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë.

Adem Mikullovci pati një karrierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrale. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si “Pas Vdekjes” (Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “ “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

Miq të shpirtit i kishte Xhevat e Leze Qenën. Duke e lënë vetë, të dy u larguan nga kjo jetë më herët. Dukej i mërzitur e i thyer saherë përmendeshin miqtë e tij, dukej sikur e kishte me dëshirë të shkonte. Me dedikim prekës ai tha se mbeti për t’i lëshuar perdet e duke thënë se “s’kam qare pa ardhë te ju”

E i pa harruar do të mbetet njësoj si Xhevati e Lezja, do të kujtohet puna, mirësia e urtësia e tij. /Gazeta Sinjali/