Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, e ka treguar gjithmonë se është një simpatizuese e LDK-së.
E mesa duket edhe në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen, ajo do të mbështesë po të njëjtën parti.
E sa i përket kandidatit që do të dalë për kryeministër nga kjo parti, Adelina duket se mbështet të vetmen femër që e konkurron këtë post.
Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, për të cilën diva e estradës ruan një respekt të veçantë.
Adelina ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook një status ku ndër të tjerash ka cituar fjalët: “Vjosa për kryeministre, vetëm Vjosa”.