image Adelina Ismaili reagon pasi LDK-ja e nominoi për kryeminstre Vjosa Osmanin

Bota e Yjeve

Adelina Ismaili reagon pasi LDK-ja e nominoi për kryeminstre Vjosa Osmanin

news image

Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Adelina Ismaili ka reaguar pasi që Vjosa Osmani është zgjedhur kandidate për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Adelina përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka uruar Osmanin për kandidaturën.

Kjo është LDK-ja jonë! URIME!! #Vpërfitore #VpërVjosa”,ka shkruar ajo në Facebook.

Sot në mbledhjen e kryesisë së LDK-së u zgjodh që Vjosa Osmani të jetë kandidatja e kësaj partie për kryeministre. Osmani u caktua kandidate e LDK-së për kryeministre me konsensus të plotë brenda partisë./Sinjali/