Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Adelina Ismaili ka reaguar pasi që Vjosa Osmani është zgjedhur kandidate për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Adelina përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka uruar Osmanin për kandidaturën.
“Kjo është LDK-ja jonë! URIME!! #Vpërfitore #VpërVjosa”,ka shkruar ajo në Facebook.
Sot në mbledhjen e kryesisë së LDK-së u zgjodh që Vjosa Osmani të jetë kandidatja e kësaj partie për kryeministre. Osmani u caktua kandidate e LDK-së për kryeministre me konsensus të plotë brenda partisë./Sinjali/