“Me sy të shkruar shikimin flori, çdo prekje me duar ngërthen dashuri, veç ti…”, kështu fillon kënga që Adelina Emini i kushton nënës, transmeton Gazeta Sinjali.
Emini përmes tekstit, nënën e quan fortesë të pathyer që s’mund ta rrëzojë asnjë barrë.
Këngëtarja ka interpretuar me pasion këngën dhe pritet të jetë hit i këtyre ditëve. Në rrjetet sociale shihet se ka edhe përkrahjen e miqve të saj.