image AC Milan mposhtet nga Atalanta, Inter nuk e shfrytëzon mundësinë

Futboll

AC Milan mposhtet nga Atalanta, Inter nuk e shfrytëzon mundësinë

news image

AC Milan është mposhtur si vendas në ndeshjen e sontme të zhvilluar kundër Atalantas, me rezultat 0-3.

Atalanta triumfoi në këtë ndeshje me golat e shënuar nga Romero, Ilicic dhe Zapata, shkruan Sinjali Sport.

Edhe pse humbi në këtë ndeshje, AC Milan mbetet në pozitën e parë kurse Atalanta me këtë fitore ka arritur të kalojë nga pozita e gjashtë në pozitën e katërt.

Ndërsa, Inter kishte mundësi të mirë që ta barazonte Milanin me pikë, mirëpo nuk ia arriti të marrë më shumë se një pikë kundër Udineses.

Kjo pasi që ndeshja e zhvilluar në mes Udineses dhe Interit përfundoi pa gola.

Kështu, Inter renditet në pozitën e dytë me 41 pikë të grumbulluara, dy më pak se AC Milan.

/Sporti në Sinjali/