image Abrashi thotë se Hoti pranoi urime edhe nga Uashingtoni

Politikë

Abrashi thotë se Hoti pranoi urime edhe nga Uashingtoni

news image

Ministri i sapo zgjedhur i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka pranuar urime nga Uashingtoni, pasi u votua në Kuvend.

Megjithatë ai ka thënë se këto urime, Hoti vet do t’i bëjë publike ndërkohë.

Abrashi më tutje ka folur edhe për ish-kryeministrin Albin Kurti, ku ka theksuar se ai ishte përgjegjës për prishjen e koalicionit.

”Si udhëheqës ka qenë përgjegjës për mbarëvajtjen e koalicionit dhe të kishte një qeverisje më afatgjate. Albin Kurti shkeli disa parime për të cilat ne veç ishim pajtu, e sidomos ato me SHBA-të”, tha ai në Rubikon./ Gazeta Sinjali/