Sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me kryetarët e degëve për t’u mobilizuar rreth zgjedhjeve të reja që priten të mbahen së shpejti, pas vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.
E për këtë, nënkryetari i kësaj partie, Arban Abrashi, përmes një postimi në Facebook tha se LDK-ja është e fortë dhe prapë do të qeverisin.
Postimi i plotë i tij:
Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve
U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje.
LDK është e fortë, edhe prap kena me qeverisë! Vazhdojmë #ldkkalaepamposhtur