image Abramovich ia 'heq' luksin bluve: Do të udhëtojnë me aeroplanë udhëtarësh dhe s'ka më hotele me 5 yje

Futboll

Abramovich ia ‘heq’ luksin bluve: Do të udhëtojnë me aeroplanë udhëtarësh dhe s’ka më hotele me 5 yje

news image

Po raportohet se lojtarëve të Chelseat u është thënë se klubi do të heqë dorë nga avionët privatë dhe hotelet me pesë yje për shkak të pasigurisë së tyre financiare.

Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, pronarit të klubit, Roman Abramovich iu sanksionuan asetet e tij britanike sipas kushteve të përcaktuara dhe të shpallura nga kryeministri Boris Johnson të enjten në mëngjes.

Sipas sanksionit, Chelsea nuk mund t’u shesë bileta tifozëve në shtëpi ose jashtë, të bie dakord për ndonjë transferim ose kontratë të re, të shesë mallra, të shpenzojë më shumë se 20,000 funta për udhëtime jashtë ose të kryejë ndonjë punë ndërtimi në Stamford Bridge.

Sipas Mirror, Blues tani mund të duhet ‘të përdorin linja ajrore buxhetore’ duke përfshirë Easyjet pasi lojtarëve iu tha se nuk do të udhëtojnë në ndeshjet jashtë vendit me avionë privatë dhe nuk do të qëndrojnë në hotele me pesë yje.

/GazetaSinjaliSporti/