image Osmani dhe Kurti udhëtojnë për SHBA, do të marrin pjesë në varrimin e Albright - Sinjali

Osmani dhe Kurti udhëtojnë për SHBA, do të marrin pjesë në varrimin e Albright

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ka vdekur muajin e kaluar.

Në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.

Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.

Në nderim të Albright, data 24 mars ishte shpallur ditë zie në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin