image Abelard Tahiri tregon se kush mund të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër

Politikë

Abelard Tahiri tregon se kush mund të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se është çështje orësh se kur PDK-ja do të publikojë emrin e bartësit të listës së partisë së tij, gjersa ka shtuar se emrat kryesorë janë Enver Hoxhaj dhe Bedri Hamza, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri po ashtu theksoi se PDK qëndron më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara për kah votat.

“PDK është në një pozicion shumë më të volitshëm sesa në zgjedhjet e 6 tetorit. Çështje orësh është se opinioni publik do e marrë lajmin se kush do kandidojë për PDK. Unë mendoj që padyshim do të jetë njëri prej tyre (Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj)”, deklaroi ai.

Tahiri ka thënë se faktori kryesor për degradimin e skenës politike janë LVV dhe LDK.

“Ajo çka na bon me besu në radhë të parë është degradimi i madh që iu është bërë skena politike. Faktorët kryesor të këtij degradimi janë LDK dhe VV. Nuk ka ndodhë naj herë në historinë tonë parlamentare që të mos kalojnë ligje e marrëveshje ndërkombëtare. Si deputet më vjen marre me marrë pjesë në këto seanca”, tha Tahiri në T7.

/Gazeta Sinjali/