Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës është pronocnuar për media, pas publikimit të exit-pollit i cili këtë subjekt politik e nxorri në vendin e tretë.
Për këto rezultate, Tahiri ka folur me “diplomaci”. Ai tha se nuk është hera e parë që ia “huq” Batoni.
Ndërkohë, ka shtuar se PDK do të dalë fituese.
Sipas Klan Kosovës, PDK do të ketë rreth 22%, LDK dhe VV do të kenë 30%, ndërsa AAA 10.58%.
Po ashtu sipas këtij mediumi Nisma dhe AKR do të kenë rreth 4%.