image Abdixhiku u drejtohet qytetarëve si ministër: Kemi shumë punë përpara, do t’i japim vendit rrugë të drejtë

Politikë

Politikë/ Abdixhiku u drejtohet qytetarëve si ministër: Kemi shumë punë përpara, do t’i japim vendit rrugë të drejtë

news image

Ish-deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tani ministër i Infrastrukturës dhe Ambinetit, përmes një postimi në Facebook u është drejtuar qytetarëve.

Ai ka thënë se do t’i japin vendit rrugë të drejtë si dhe ka premtuar që rreth vetës do ta ndërtojë një ekip profesionistësh.

Ka përmendur se qeverine e re e pret shumë punë.

Postimi i tij i plotë:

Sot morra përgjegjësinë më me peshë në jetën time publike; atë të Ministrit të Republikës së Kosovës. Do të udhëheq me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit; që tani është bashkim i dy ministrive paraprake të lidhura me infrastrukturë, transport, ambient e planifikim hapësinor.

Mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe votëbesimin e deputetëve të koalicionit LDK-LVV, do ta marr si obligim dhe përgjegjësi për t’i shërbyer vendit mbarë.

Jam i vetëdijshëm për sfidat përpara në të dyja, tanimë, ish-ministritë. Prandaj, menjëherë, që nga sot, do të ndërtojë rreth vetes një ekip profesionistësh me të cilët do të ndihemi mirë e sigurtë të gjithë.

Kemi punë përpara shumë. Por kemi edhe ide të qarta para vetes. Me bashkëpunëtorët e tjerë në Qeverinë LVV-LDK, si një ekipë, do t’i japim vendit rrugë të drejtë. /Gazeta Sinjali/