image Abdixhiku për shkurtimin e kohëzgjatjes së fushatës: Vetëm nga Kurti nuk mora konfirmim

Politikë

Abdixhiku për shkurtimin e kohëzgjatjes së fushatës: Vetëm nga Kurti nuk mora konfirmim

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot në mëngjes ka ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare për një pakt partiak rreth shkurtimit të fushatës zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë, kjo për shkak të gjendjes me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë përgjigje pozitive nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ndërsa thotë se nuk mori ende as një konfirmim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka bërë të ditur se e ka ftuar sërish që t’i bashkëngjitet kësaj nisme.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Në orën 11:45, kam marr përgjigje pozitive, në formë të shkruar, nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj; madje me një propozim të ri që fushata të mos zgjasë më shumë se 5 ditë.

Në ora 18:00, ndërsa, kam marr konfirmimin tjetër nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, i cili, poashtu ka shprehur gadishmëri për një shkurtim eventual të fushatës zgjedhore. I falëndëroj të dy për përgjigjjet e menjëhershme.

Ende nuk kam marr as konfirmim e as pranim propozimi nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Albin Kurti; të cilin e ftoj sërish, t’i bashkëngjitet kësaj nisme e nga aty edhe takimit eventual të të gjithë liderëve për definim formal të paktit në fjalë me gjithë propozimet e deritanishme e të tjerat që mund të vijnë.

Hapat tonë partiak, shërbejnë në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, më 17 tetor, të sigurtë për të gjithë, përgjegjës ndaj të gjithëve.

/GazetaSinjali/