image Abdixhiku për Osmanin: Nuk duam prapë një president partiak, si Thaçi

Politikë

Abdixhiku për Osmanin: Nuk duam prapë një president partiak, si Thaçi

news image

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq nuk do të jetë pjesë e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korrigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”, tha ai.

I pari i LDK-së lë të kuptohet se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, pasi tha se nuk duan të kenë prapë një president partiak, siç ishte Hashim Thaçi.

“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai në Syri.net./Gazeta Sinjali/