image Abdixhiku për ngritjen e çmimeve: Ky është çmimi i braktisjes së detyrave shtetërore

Politikë

Abdixhiku për ngritjen e çmimeve: Ky është çmimi i braktisjes së detyrave shtetërore

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar edhe një herë në lidhje me ngritjen e çmimeve të produkteve në Kosovë. Në veçanti ai e trajtoi ngritjen e çmimit të vajit, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se ngritja e çmimeve është çmim i braktisjes së detyrave shtetërore.

Sipas tij çmimet e vajit nuk ka kush i kontrollon pasi Autoriteti i Konkurrencës është që 10 muaj pa bord.

“Çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë. S’ka kush t’i kontrollojë sepse në njërën anë inspektorët e shtetit nuk janë askund; e në anën tjetër Autoriteti i Konkurrencës është i paralizuar e pa funksion. Sot bëhen 10 muaj që kur Qeveria praktikante e Kurtit ka lënë këtë institucion pa Bord, rrjedhimisht pa njerëz që nisin hetime apo marrin vendime në kohë krizash si sot.”

“Ky është çmimi i paaftësisë e neglizhencës. Është çmim i braktisjes së detyrave bazike shtetërore. Ne jemi në krizë. Dhe në këtë krizë nuk kemi Qeveri. Paralajmërimet e ngritura me kohë s’dëgjohen e rekomandimet e dhëna injorohen.

/GazetaSinjali/