image Abdixhiku: Nuk u përzihem kryetarëve në punët e tyre, nuk e di as ku është Komuna e Pejës

Politikë

Abdixhiku: Nuk u përzihem kryetarëve në punët e tyre, nuk e di as ku është Komuna e Pejës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk do t’u përzihet kryetarëve nëpër komunat ku ka fituar subjekti i tij. Abdixhiku, madje, ka thënë se nuk e di ku ndodhet fare objekti i Komunës së Pejës.

LDK ka fituar në tetë komuna, sa edhe Partia Demokratike e Kosovës. Këto dy parti kanë fituar më së shumti komuna me shumicë shqiptare. I pari i LDK-së po ashtu ka thënë se do t’i përkrahë të gjithë kryetarët e LDK-së.

“Dëgjoni. Po të më thoni se ku është Komuna e Pejës, për besë nuk e di. Atje Gaz Muhaxheri ka besimin tonë të plotë. Edhe Imri Ahmeti e edhe Përparim Rama. Ne mund vetëm t’u ofrojmë mbështetje të plotë politike. Do mbështesim projektet e tyre”, thotë ai.

Abdixhiku tutje thotë se përkundër suksesit të madh në disa qendra të mëdha, LDK qëndron keq në disa qytete.

“Nuk mund të shikojmë vetëm një anë të medaljes. Kemi dalë keq në disa komuna dhe tani duhet të rishikojmë se çfarë ka ndodhur. Duhet të shikojmë se si të ngritim rezultatin në këto komuna”, tha ai./Gazeta Sinjali/