Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku nesër do të inspektojë punimet në rrethrrotullimin e Veternikut
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Abdixhiku do ta realizojë këtë vizitë në orën 9:30 te ura.
“Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të martën (11.02.2010) viziton punimet në rrethrrotullimin e Veternikut”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Abdixhiku ditë më parë ka thënë se do të intensifikojë veprimet për t’u rritur dinamika e punës, meqenëse sipas planit që ka gjetur në ministri, punimet atje pritet të përfundojnë në muajin maj.