image Abdixhiku për presidentin Rugova: Sot është ditëlindja e arkitektit të shtetit të Kosovës

Sociale

Abdixhiku për presidentin Rugova: Sot është ditëlindja e arkitektit të shtetit të Kosovës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Abdixhiku ka shkruar se më 2 dhjetor 1944 lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci.

“Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku bashkë me Përparim Ramën, Shqipe Mjekiqin e Imri Ahmetin kanë vizituar familjen e Ibrahim Rugovës.

/GazetaSinjali/