image Abdixhiku: IKShPK sot u shndërrua në instrument politik, zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush

Politikë

Abdixhiku: IKShPK sot u shndërrua në instrument politik, zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rekomandimit të IKShPK-së për presidenten Osmani për shtyrje të zgjedhjeve.

Abdixhiku ka shkruar se IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

“IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese”, ka shkruar ai.

Tutje i pari i LDK-së, ka thënë se rekomandimi i IKSHPK-së u dha me porosi ashtu siç po i duhet pushtetit.

“Trupat e kapur me vullnet apo presion pa dallim në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se Kosova ka mbajtur zgjedhje në pandemi dhe se vendet fqinje po mbajnë zgjedhje tani.

“Një ditë zgjedhje për demokracinë është e paalternativë. Fushata është shkurtuar; KQZ është e përgatitur; data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë. Të kujdesemi për shëndet, të japim shembull, të organizojmë një proces fer – por proces me 17 tetor do të ketë. Frikën e pushtetit për dështimin masiv, s’mund ta shërojmë; por demokracinë, lirinë e votës suaj, do ta mbrojmë”.

/GazetaSinjali/