image Abdixhiku: Çdo marrëveshje me SHBA është e obligueshme

Politikë

Abdixhiku: Çdo marrëveshje me SHBA është e obligueshme

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me SHBA-në është e obligueshme, transmeton Sinjali.

Abdixhiku, duke komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu se marrëveshja në Uashington nuk ka vlerë juridike, ka qenë i shkurtë duke thënë se “kaq di i shkreti, s’di më shumë”.

Krejt kjo ngase, siç thotë ai marrëveshja me SHBA-në është në interes të Kosovës.

“Aq di i shkreti s’di më shumë. Çdo marrëveshje ndërkombëtare me SHBA-në është e obligueshme dhe është në interes të Kosovës”, ka thënë ai.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti ta demantojë deklaratën e Kryeziut për të mos rrezikuar marrëdhëniet me shtetin e fuqishëm.

Kurse një ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë pati deklaruar se marrëveshja e arritur në Uashington nuk ka vlerë juridike, pasi nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend. /GazetaSinjali/