image Abbott u bën thirrje deputetëve të votojnë për presidentin

Politikë

Abbott u bën thirrje deputetëve të votojnë për presidentin

news image

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës t’i përmbahen rolit të tyre kushtetues duke marrë pjesë në votimin për president dhe të shmangin zgjedhjet e reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrëmë pamë shumë deputetë duke folur në mbrojtje të demokracisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës. Mendimi im është se të mbrosh demokracinë e Kosovës dhe institucionet nënkupton edhe të luash një pjesë të plotë në zgjedhjet presidenciale. Deputetët mund të votojnë si të dëshirojnë. Por akti përgjegjës është që ata të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke mbështetur procesin demokratik përmes pjesëmarrjes dhe votës së tyre”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 14:30 për të vendosur lidhur me seancën.

Burime të Sinjalit bënë me dije se seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 18:00.

Ende nuk dihet se a i ka Lëvizja Vetëvendosje numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Kandidatja e kësaj partie është Vjosa Osmani.

Kundërkandidat është Nasuf Bejta. /GazetaSinjali/