image Abbott takoi Kurtin, diskutuan për zgjedhjet e 14 shkurtit

Politikë

Abbott takoi Kurtin, diskutuan për zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka zhvilluar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Po ashtu, në këtë takim ishte prezent edhe shefi i misionit të ekspertëve që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian, Domenic Howell, për monitorimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit. Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së./Gazeta Sinjali/