Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për çështjet politike siç është mandatari pa frikë dhe pa favore, shkruan Gazeta Sinjali.
Abbott përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se tani është më i rëndësishëm se kurrë respektimi i Kushtetutës nga politikanët në Kosovë.
“Duke marrë parasysh lëvizjet e fundit politike, unë besoj se është më e rëndësishme se kurrë më parë që Kushtetuta, dhe proceset që i mbulon, të respektohen nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin edhe rolin e Gjykatës Kushtetuese të cilin duhet të jetë në gjendje ta luajë si e pavarur, pa frikë e favore, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/