Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale.
Abbott përmes një statusi në Facebook, ka deklaruar se zgjidhja e çështjeve imediate është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata, duke iu referuar moszgjidhjes së çështjes për targat ilegale.
“Sot pata një diskutim pozitiv me Presidenten Vjosa Osmani për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Zgjidhja e çështjeve imediate është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata”, ka shkruar Abbott,