image Abazoviq: Dyert e BE-së janë të hapura, nuk duhet ta humbasim shansin - Sinjali

Abazoviq: Dyert e BE-së janë të hapura, nuk duhet ta humbasim shansin

news image

Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Malin e Zi dhe vendi ynë nuk duhet ta humbasë këtë shans”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Bruksel, ku u takua sot edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Mediat në Mal të Zi shkruajnë se udhëheqësi i shtetit të tyre vlerësoi që takimi në Bruksel ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jam shumë i kënaqur, mendoj se të gjithë në Mal të Zi duhet të jenë shumë optimistë, pavarësisht nga momentet e vështira në Evropën Lindore, pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, dhe Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë këtë shans. Jam shumë optimist. Janë jashtëzakonisht të kënaqur që “Drejtësia ka filluar të funksionojë në Mal të Zi”, deklaroi Abazoviq, duke apeluar ndaj subjekteve politike atje që të vendosin interesin kombëtar të shtetit në radhë të parë.

Ai shtoi se ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa në Bruksel është folur për infrastrukturën dhe ekonominë, raporton rtcg.me.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin