image Abazoviq deklarohet pas dështimit të seancës për shkarkimin e tij

Rajon

Abazoviq deklarohet pas dështimit të seancës për shkarkimin e tij

news image

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar dështimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila u thirr me qëllim të votimit të shkarkimit të tij nga kjo pozitë.

Sipas tij, nesër do të zvogëlohet edhe më shumë numri i mbështetësve të Qeverisë.

“Nesër do të ketë edhe më pak njerëz në mbështetje të qeverisë, për mendimin tim. Çështja është e paqartë. Është vazhdimësi e përgjigjes ndaj vullnetit të popullit. Edhe sikur të ishte ndryshe, nuk ka problem. E vetmja tendencë është që ne të gjithë të shkojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që mund ta shtyjë vendin përpara”, tha Abazoviq.

“Do të përfundojë në mënyrë shumë të ngjashme edhe gjatë ditës së nesërme”, shtoi ai.

Gjatë ditës së nesërme është thirrur seanca e radhës parlamentare, ku do të diskutohet shkurtimi i mandatit të Kuvendit.

Ndërkaq, të shtunën do të mbahet gjithashtu edhe një seancë e re parlamentare, në të cilën do të votohet shkarkimi i qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq./GazetaSinjali/