Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas vendimi të Gjykatës Kushtetese për pezullimin e zbatimit të dekretit të presidentit për mandatimin e Hotit për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.
Abazi ka thënë se me këtë vendim të Kushtetuese ka dështuar “kontrabantimi centrifugal” i dekretit i cili thotë se kishte synim krijmin e një qeverie joligjitime dhe “gjunjëzimin e Kosovës para listës serbe”.
“Dështoi tentimi për kontrabandim centrifugal të dekretit në ora 16:00, para festës zyrtare dhe vikendit, me synimin për të krijuar një qeveri jolegjitime e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe dhe interesave të Vuçicit. Lufta e sukseshme e qeverisë Kurti me COVID19 vazhdon, deri në zgjedhjet e reja ku sovrani e thotë fjalën e vet. Veprimet tinëzare nuk munden të shpërqëndojnë fokusimin tonë në mbrojtjen e çdo jete dhe shëndetin e sistemit ekonomik e financiar të vendit tonë”, ka shkruar Abazi në Facebook./Gazeta Sinjali/